Zharku: Këshilli Drejtues nuk kërkoi llogari për udhëtimet nëpër festivale

Ish -drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), Arben Zharku, tha gjatë emisionit “Kallxo Përnime” se të gjitha udhëtimet nëpër festivale si përfaqësues i QKK-së i ka të arsyetuara dhe me miratim të Këshilli Drejtues.

Ai ka mohuar akuzat se nuk e ka informuar KD-në për udhëtimet e tij jashtë si përfaqësues i QKK-së.

Ndërsa, thotë se KD asnjëherë nuk ka kërkuar llogari rreth shpenzimeve dhe me kë ka udhëtuar nëpër festivale.

“Këshilli asnjëherë nuk ka kërkuar një gjë të tillë (llogari). Çdo shpenzim është bërë në kuadër të miratimit të KD-së”, tha Zharku.

Aktori dhe regjisori, Luan Daka, anëtar i Këshillit Drejtues të QKK-së, pati deklaruar gjatë emisionit “Kallxo Përnime” për Ligjin për filmin dhe QKK se KD nuk informohej rreth pjesëmarrjes së drejtorit dhe zyrtarëve tjerë në festivale ndërkombëtare.

“Kur kërkohej llogari nga drejtori thoshte se është me shumë rëndësi pjesëmarrja, atje ne kontaktojmë me njerëz të hierarkisë së lartë në festivale”, pati thënë Daka.