Pse e shiti Porsche-në Arben Zharku?
Arben Zharku ka treguar gjatë emisionit ‘Kallxo Përnime”, se si drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK) voziste makinë “Porsche”.
Ai tha se këtë veturë që e kishte blerë 14,500 euro dhe e kishte vozitur për 7-8 vjet, e shiti po aq, për të blerë më pas një veturë BMW, në vlerë 13-14 mijë euro.
“Porsche-në e kam shitur, sepse kur kam krijuar familje ishte e pamundur me mbajt. Krejt ato qejfet sa isha i ri i kreva. Porsche-në e kam shitur me të njëjtin çmime, ai tip sa më i vejtër të jetë çmimi shkon t`u u rritë më shumë”, tha ai.
Gjatë intervistë në “Kallxo Përnime”, Zharku ka folur edhe për të ardhurat e tij si drejtor i QKK-së, raportet me Këshillin Drejtues dhe akuzat për pjesëmarrje në të paarsyetuara nëpër festival ndërkombëtare dhe për keq menaxhim të QKK-së.
Këtu mund të ndiqni intervistën me Arben Zharkun.