Gjykata e Apelit - Foto: KALLXO.com

Apeli zgjodhi anëtaren për Këshillin Gjyqësor

Gjykata e Apelit ka mbajtur procesin i përzgjedhjes së gjyqtarëve të propozuar për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e Gjykatës së Apelit.

Gjyqtarja Drita Rexhaj fitoi me 23 vota, kandidatja tjetër Delushe Halimi i mori 22 vota dhe një fletëvotim i pavlefshëm.

Kështu, Drita Rexhaj zgjedhet anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nga radhët e Apelit.

Kujtojmë, se gjatë ditës së sotme u zgjodhën edhe 2 gjyqtarët nga radhët e Gjykatës Supreme, ata janë gjyqtari Albert Zogaj me 23 vota dhe gjyqtarja Teuta Ibrahimi me 18 vota.

Këshilli, përbëhet nga 13 anëtarë, 7 anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit, si në vijim: 2 gjyqtarë të Gjykatës Supreme; 2 gjyqtarë të Gjykatës së Apelit; 3 gjyqtarë të Gjykatave Themelore, 2 anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, 2 anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit për përfaqësuesit e komunitetit Serb në Kosovë, 2 anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera.