Arkiv. Foto: Kallxo.com

Anulohet seanca në rastin “Veteranët”

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësorë në rastin e njohur si “Veteranët”, me të cilën ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë, akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar stafi mbështetës i gjyqtares Nushe Kuka Mekaj, të cilët kanë thënë se për shkaqe shëndetësore, ajo i kanjoftuar palët për anulimin e seancës.

Të akuzuar në këtë rast janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Në shtator të vitit  2018, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë kundër 12 personave për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët”, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria pretendon se nga provat e siguruara është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej  88,769,217.04 euro.

Dëshmia e Shkumbin Demalilajt para gjykatës në rastin e njohur si ‘Veteranët’