Anulohet edicioni i 20-të i Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që ta anulojë edicionin e 20-të të Universitetit Veror.

Ata përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se anulimi I edicionit të sivjetmë është bërë për shkak të pandemisë me COVID-19.

“Me keqardhje ju informojmë se menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ka vendosur të anulojë edicionin e 20-të të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës gjatë vitit 2020. Vendimi është marrë bazuar në situatën e vazhdueshme të pandemisë COVID-19 dhe perspektivat në lidhje me atë. Qëndroni të sigurt dhe qëndroni në shtëpi!”, ka njoftuar ekipi i PISU.

Në këtë Universitet, zakonisht marrin pjesë studentë vendorë dhe të huaj.

Fillimisht ekipi i PISU kishin njoftuar se Universiteti Veror ishte shtyrë për datat 24 gusht deri në 4 shtator 2020, por për shkak të situatës me coronavirus tashmë është anuluar tërësisht.