Ilustrim

Anulohen fluturimet e parapara për 13 dhe 14 qershor

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se fluturimet e parapara për 13 dhe 14 qershor 2020 janë anuluar nga kompanitë ajrore.

“Ju njoftojmë se deri më datë 14 qershor 2020 nuk ka fluturime. Fluturimet që janë publikuar më herët për datat 13 dhe 14 qershor 2020, janë anuluar nga kompanitë ajrore”, thuhet në njoftimin e Aeroportit.

Përveç njoftimit për anulim të fluturimeve, nuk janë dhënë arsyet se përse janë anuluar fluturimet e parapara për 13 dhe 14 qershor 2020.

Dje, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi, tha se pret që fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të rinisin brenda dhjetë ditësh.

Fluturimet janë ndërprerë në muajin mars, për shkak të pandemisë COVID-19.