Antikorrupsioni nxjerr vendime për konflikt interesi për tre ish- anëtarë të Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike

Tre ish- anëtarë të Këshillit të kaluar Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës; Fetah Pçarizi, Brikena Mulliqi dhe Yll Çitaku janë hetuar’nga Agjencia Kundër Korrupsionin (AKK) për konflikt të mundshëm të interesit në kryerjen e funksionit publik.

Por, AKK- ja ka nxjerrë vendimet për këta zyrtarë gati një muaj pasi ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka emëruar Këshillin e ri Drejtues të QKK-së dhe këta tre zyrtarë nuk janë më pjesë e këtij këshilli.

Ish- Këshilli i kaluar i QKK-së, pjesë e të cilit ishin edhe Paçarizi, Mulliqi e Çitaku, ishte emëruar në 2018.

Në tri vendime të ndara AKK-ja njofton se ka mbyllur rastet pasi është arritur shmangia e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Fetah Paçarizi, aktualisht drejtor i Teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit është hetuar për konflikt të interesi për shkak, siç thuhet në vendimin e AKK-së, emërimi i tij si anëtar i KD-së së QKK-së është bërë në kundërshtim me nenin 30 të Ligjit për Kinematografinë.

“Pas Vlerësimit të fakteve dhe situatës e informacione të reja lidhur me këtë rast, kemi ardhur në përfundim se janë krijuar rrethana të reja dhe është arritur shmangia e gjendjes së papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit publik nga neni 30.4 i Ligjit për Kinematografi, duke pasur parasysh se ministrja e MKRS-së me vendim të datës 28.08.2020 dhe nr. 108/2020, ka emëruar anëtarët e rinj të KD-së së QKK-së, andaj u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhen ndër të tjerash në vendimin e AKK-së për rasti e Paçarizit.

Edhe për rastin e Brikena Mulliqit, aktualisht, drejtoreshë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinin të Poltikave në MKRS-së, AAK-ja, ka konstatuar se emërimi i si anëtare e KD-së së QKK-së bie ndesh me nenin 30.4 të Ligjit për kinematografinë.

Sipas vendimit të AKK-së Mulliqi pas ballafaqimit me faktet është shprehur se nuk ka qenë në dijeni për konflikt të mundshme interesi, pasi ajo ishte deleguar nga MKRS në KD-në e QKK-së.

”Pas vlerësimit të fakteve dhe situatës, kemi ardhur në përfundim se janë krijuar rrethana të reja dhe është shmangur  gjendja e papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit publik si dhe kufizimeve nga neni 30.4 i Ligjit për kinematografi, duke pasur parasysh edhe vendimin e 28.08.2020 të ministres së Kulturës për emërimin e anëtarëve të rinj të KD-së së QKK-së”, thuhen në vendimin e AKK-së për rastin e Brikena Mulliqit.

Ndërkaq për Yll Çitakun AKK-ja ka zhvilluar procedurë hetimore për konflikt të mundshme interesi, sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtimin e Funksionit Publik, sepse duke qenë anëtar i KD-së së QK-së ai figuronte edhe si person i autorizuar dhe përfaqësuesi i biznesit privat N.SH. “Oso”.

Por, rasti është mbyllur pasi Çitaku ka ofruar dëshmi nga ARKB-ja se ka hequr dorë nga biznesi si dhe tashmë ministrja e Kulturës ka emëruar një këshillineri të QKK-së, ku Çitaku nuk është më anëtar i tij.

“Pas vlerësimit të fakteve dhe informacioneve të siguruar për këtë rast, kemi ardhur në përfundim se nuk janë gjetur prova të mjaftueshme lidhur me pretendimet ngritura, por është shmangur gjendja e papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit publik, sipas nenit 13, paragrafi 1 i Ligjit nr. 06/L-011”, thuhet në vendimin e AKK-së për rastin e Çitakut.