Operacionet e kërkim-shpëtimit në provincën e Kahramanmaras, Foto: Getty Images

Anëtari i vetëm i familjes me lot gëzimi pret familjen e tij teksa nxirret gjallë nga rrënojat në Turqi pas pesë ditësh

Pesë ditë – afërsisht 102 orë – pasi goditi tërmeti, punonjësit e ekipeve të kërkim-shpëtimit nxorrën një familje prej gjashtë anëtarësh, duke përfshirë dy prindër dhe katër fëmijët e tyre, nga shtëpia e tyre e shembur në katin e parë në Iskenderun.

Furkan Oktay ishte në lotë teksa qëndronte në turmë duke parë nënën e tij, Yasemin Oktay, teksa nxirrej e para, e ndjekur nga motra e tij 17-vjeçare Dilan Oktay.

Sipas CNN Turk, Furkan ishte i vetmi anëtar i familjes që nuk ishte në shtëpi kur nodhi tërmeti.

Babai i tij, Kadri Oktay, ishte i treti që u shpëtua, dhe i njëjti e përshëndeste turmën e mbledhur dhe punonjësit e ejipevetë kërkim-shpëtimit ndërkohë që bartej me barelë në një ambulancë.

Anëtari më i ri i familjes, 14-vjeçari Arda Oktay, ishte i katërti që u shpëtua, i ndjekur nga motrat e tij më të mëdha – Zilan Oktay 22-vjeçare dhe Helin Oktay 24-vjeçare.

Anëtarët  e ekipeve të kërkim-shpëtimit po ashtu shpërthyen në lot dhe u përqafuan me njëri-tjetrin pas këtij shpëtimi të mrekullueshëm të kësaj familjeje pesë anëtarëshe./CNN

 

Përgatiti: Nuhi Shala