Ambasadori Kosnett i ofron përkrahje dhe bashkëpunim Vjosa Osmanit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në takimin e parë zyrtar e priti ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Philip S. Kosnett.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, Ambasadori Kosnett uroi kryetaren Osmani për detyrën e re, duke ofruar përkrahje dhe bashkëpunim.

Ndërkaq, Osmani thuhet se ka diskutuar prioritetet e Kuvendit.

“…rritjen e efikasitetit dhe mbikëqyrjes së Kuvendit në raport me Qeverinë, avancimin e diplomacisë parlamentare, bashkëpunimin me opozitën si dhe me të gjithë akterët e tjerë relevant”, është shprehur ajo.

Kryeparlamentarja e ka vlerësuar si ekzistencial bashkëpunimin dhe partneritetin me ShBA-në duke u zotuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.

Vjosa Osmani një ditë më parë është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Paraprakisht pak më shumë se një muaj, kryetar i Kuvendit ka qenë Glauk Konjfuca, i cili dje është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit

.