Jörn Rohde - Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë

Ambasadori i ri gjerman kritikon nismën për ligjin për vlerat e UÇK-së

Jorn Rohde, ambasadori i ri gjerman në Kosovë, përmes një postimi në twitter ka komentuar ligjin Ligjin e propozuar për vlerat e luftës së UÇK-së.

Ai ka thënë se në një shoqëri demoraktike është e rrallë një ide e mirë të përpiqesh të ngulitësh diskutimet duke i kufizuar ato përmes ligjit penal.

“Unë ndaj vlerësimin e kolegut tim amerikan për këtë projektligj. Në një shoqëri demokratike ishte dhe është e rrallë një ide e mirë të përpiqeni të ngufatni diskutimet duke i kufizuar ato përmes ligjit penal”, ka shkruar ai në Twitter duke shpërndarë qëndrimin e ambasadës amerikane të javës së kaluar rreth kësaj çështjeje.

Ndaj këtij Ligji pati reaguar edhe ambasadori amerikan, Philiip Kossnet.

Kritikat e ambasadorit amerikan për Ligjin për Vlerat e UÇK-së: I frikëson qytetarët