
Kritikat e ambasadorit amerikan për Ligjin për Vlerat e UÇK-së: I frikëson qytetarët
29.7.2020 - 16:35
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Ligji i propozuar për vlerat e luftës së UÇK-së e kriminalizon fjalën e lirë dhe është mënyrë e gabuar për treguar respekt për UÇK-në.
Sipas tij, ky ligj i frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm.
“Ligji i propozuar i vlerave të UÇK-së është mënyra e gabuar për të treguar respekt për UÇK-në. Ajo kriminalizon fjalën e lirë, frikëson qytetarët dhe është e kushtueshme”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.
Kosnett, ka shkruar se kjo tërhiqet nga përpjekjet praktike për të kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës.
“Kur palët do të përqendrojnë energjitë në ekonomi dhe COVID-19?”, ka shkruar në fund Kosnett.