Ambasadori i Italisë: KFOR-i është i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka përkujtuar ditën kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë, 22 vite më parë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’, Orlando, ka thënë se që nga ajo ditë, burrat dhe gratë në KFOR janë të përkushtuar për një mjedis më të sigurt për të gjithë.

“Më 12 qershor 1999 trupat e NATO-s hynë në Kosovë. Disa ditë më vonë, trupat e Italisë u vendosën në Pejë për të mbrojtur popullsinë. Që atëherë, burrat dhe gratë tona janë të përkushtuar për të promovuar një mjedis të sigurt për të gjithë”, ka shkruar ambasadori italian.