Foto: Facebook/ Hashim Thaci

Thaçi kujton demilitarizimin e UÇK-së, thotë se Ushtria e Kosovës së shpejti do të jetë pjesë e misioneve të NATO-s

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka përkujtuar çlirimin e Kosovës nga Serbia, 21 vite më parë.

Thaçi ka shkruar se në ditët e para të lirisë filloi edhe transformimi politik dhe shoqëror i vendit tonë.

“Me marrëveshje me aleatët tanë dhe NATO-n filloi demilitarizimi dhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Pas jetësimit të aspiratave për pavarësi, në vitin 2009 e themeluam Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në fund të vitit 2018 e themeluam edhe ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar presidenti.

Në fund, presidenti Thaçi ka shkruar se ka nderime dhe respekt për të gjitha gratë dhe burrat që sakrifikuan për këtë ditë, ndërsa ka thënë se është krenar me ushtrinë e Kosovës, që sipas tij, së shpejti do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s kudo në botë.