Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë me rastin e hapjes së 'Reporting House': Një 'draft i parë i historisë' shumë i nevojshëm për ngjarjet e 25 viteve më parë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves është shprehur i emocionuar me rastin e hapjes së ekspozitës ‘Reporting House’ në Prishtinë.

Ai tha se kjo ekspozitë si ‘drafi i parë i historisë’ së luftës meriton mbështetje për të gjetur një shtëpi të përhershme.

“Në fillimin e një jave të kujtimit, ne ishim të emocionuar për t’u bashkuar me ngjarjen e hapjes për “Shtëpinë e Raportimit. Një “draft i parë i historisë” shumë i nevojshëm për ngjarjet e 25 viteve më parë që meriton mbështetje për të gjetur një shtëpi të përhershme”- tha ai.

Hargreaves theksoi se janë krenarë për kontributin, siç e quajti ai modest për të siguruar praninë e gazetarëve anglez dhe sigurimin e pamjeve arkivore nga lufta në Kosovë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vizitojnë ekspozitën ‘Reporting House’.

“Sigurohuni që ta vizitoni këtë verë”- u shpreh ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Në Prishtinë është hapur edhe zyrtarisht ekspozita “Reporting House” apo “Shtëpia e Gazetarëve”. Ekspozita do të jetë e hapur për tre muaj nga e hëna deri të martën.

Në konferencën për shtyp të realizuesve, kontribuuesve e artistëve të kësaj ekspozite gjatë ditës u tha se “Reporting House” është dëshmi e punës së madhe që kanë bërë gazetarët vendorë e ndërkombëtarë gjatë luftës në Kosovë.

E prodhuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, ekspozita prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të punonjësve të mediave, punë këto që vendosen krahas veprave të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës në dekadat që pasuan.

Si pjesë e kësaj ekspozite prezantohen rreth 150 storje televizive të rrjeteve televizive botërore që janë transmetuar me xhirime për Kosovën ndërmjet viteve 1992 dhe 1999 nga BBC, Das Erste (TV publik gjerman), Nippon TV (NHK, TV publik japonez), RTE (TV publik irlandez), EO 2 Vandaag (TV publik holandez), Tele 5 (TV spanjoll) dhe Frontline Television News.

Hapet zyrtarisht dhe për publikun ekspozita “Reporting House”