Ambasadori i BE-së: Kosova e ka të ardhmen në Evropë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog përmes një video-mesazhi për nder të Ditës së Evropës, ka thënë se kjo ditë u përket kosovarëve po aq sa qytetarëve të BE-së.

Ai ka shtuar se Kosova e ka të ardhmen në BE.

“Kosova e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe nuk ka alternativë ndaj rrugës evropiane. BE-ja nuk do të jetë e plotë pa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai, duke shtuar se BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i afërt i Kosovës.

Szunyog ka premtuar mbështetje ekonomike për Kosovën.

9 maji – Dita e Evropës, e gjen Kosovën sërish si të vetmin vend në rajon pa liberalizim të vizave dhe të kushtëzuar me dialogun me Serbinë, drejt rrugës së saj evropiane.