Foto: Nicholas Abbott

Ambasadori britanik në LDK, uron Abdixihikun

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka njoftuar se ka vizituar sot kryetarin e sapozgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixihikun dhe e ka uruar atë për këtë pozitë.

Abbott ka shkruar në Facebook se nga Abdixihku ka dëgjuar për planet e tij për të ardhmen e LDK-së dhe rolin opozitar që do ta kenë si parti politike.

“I shpreha Lumirit urimet e mia, gjatë kafesë së mëngjesit dhe dëgjova për planet e tij për të ardhmen e LDK-së dhe rolin konstruktiv që ata pritet të luajnë si opozitë”, ka shkruar ambasadori.

Të dielën, Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetari i ri i LDK-së, në raundin e parë me 191 vota nga 335 delegatët që ishin prezent në Kuvendin Zgjedhor.