Philip Kosnett - Ambasador i ShBA-së në Kosovë

Ambasada e SHBA-së kundër vendimit të Albin Kurtit për reciprocitet ndaj Serbisë  

Ambasada e SHBA-ve përmes një kumtese lidhur me tarifat ka thënë se qëndrimi i tyre ka qenë i qartë rreth heqjes së barrierave me Serbinë dhe Bosnjën.

Ambasada po ashtu është shprehur kundër vendosjes së masës së reciprocitetit.

Ata tutje në kumtesë kanë thënë se reciprociteti krijon probleme të shumta pas marrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë në linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë.

“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka votuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën graduale të reciprocitetit ndaj Serbisë.