Ambasada e Amerikës reagon për zgjedhjet në UP

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka reaguar për zgjedhjet të cilat do të mbahen në Universitetin e Prishtinës për zgjedhjen e rektorit.

“Zgjedhjet e ardhshme në Universitetin e Prishtinës duhet të jenë të lira nga politika. Lidershipi i ri i këtij institucioni duhet të zgjedhet në bazë të meritës profesionale dhe akademike”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Gjatë ditës së sotme ka reaguar dhe Oragnizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, për kandidimin e Zenun Halilit për rektor në UP.