Ambasada amerikane: Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese tregon se në Kosovë sundon ligji

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese që pezulloi dekretin e Presidentit që e nominoi Avdullah Hotin për kryeministër.

Sipas Ambasadës, përgjigja e Gjykatës tregon se në Kosovë sundon ligji.

Po ashtu, për ambasadën, thirrjet e liderëve për respektimin e përgjigjes së gjykatës janë të mirëpritura.

“Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për t’i lejuar kohën për shqyrtim tregon sundimin e ligjit të Kosovës. Ne gjithashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe institucionalë për të respektuar Gjykatën dhe proceset e saj”, thuhet në reagimin e Ambasadës.