Ambasada e ShBA-së anulon të gjitha terminet per viza

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka bërë të ditur se nga data 14 mars janë anuluar të gjitha terminet për viza për shkak të coronavirusit.

“Ne do të rifillojmë shërbimet për viza sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk jemi në gjendje të sigurojmë një datë specifike në këtë kohë. Tarifa MRV është e vlefshme dhe mund të përdoret për një aplikim vize në vendin ku është blerë, brenda një viti nga data e pagesës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

“Nëse keni një çështje urgjente dhe keni nevojë të udhëtoni menjëherë, ju lutemi ndiqni udhëzimet e dhëna në Shërbimin e Emërimit të Vizave të Departamentit të Shtetit të ShBA për të kërkuar një takim urgjent”, thuhet më tej.

Kosova të premten zyrtarisht ka hyrë në mesin e shteteve të prekura me coronavirus. Deri më tani janë shënuar 13 raste me këtë virus.