Ambasada Amerikane në Ukrainë: Forcat ruse i kanë 'rrëmbyer' 2389 fëmijë nga Donetsk dhe Luhansk

Ambasada e SHBA-së në Kiev e ka cituar ministrinë e jashtme të Ukrainës teksa ka thënë se 2,389 fëmijë ukrainas janë “larguar ilegalisht” nga territoret e kontrolluara nga Rusia të rajoneve të Luhansk dhe Donetsk dhe janë dërguar në Rusi dhe e ka quajtur këtë vendim një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”.

Përmes llogarisë në Twitter, kjo ambasadë ka deklaruar se ky veprim i autoriteteve ruse me fëmijët e rajoneve Donetsk dhe Luhansk nuk është ndihmë por është rrëmbim. 

Në anën tjetër, Iryna Venediktova, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës ka deklaruar se forcat ruse jo vetëm që po i targetojnë dhe vrasin fëmijët tanë, por edhe po i zhvendosin me forcë jashtë Ukrainës. Hetimet po vazhdojnë për transferimin me forcë të 2389 fëmijëve nga territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës në Rusi./ The Guardian