Albin Kurti: Qeveria ime po bie për shkak të marrëveshjes me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij para mocionin për rrëzimin e tij nga pushteti ka thënë se ky mocion është thirrur për shkak të një marrëveshje presidenciale për shkëmbimin territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për bindjen time të fuqishme, motori i këtij nxitmi për të shkarkuar qeverinë, nuk ka të bëjë me ministrinë as e me tërheqjen  trupave të SHBA-së, por ka të bëjë, asgjë më pak se sa me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territorial mes Kosovës eh Serbisë. Ky është motori në prapavijë. Ky Pazar presidencial po e kërkon rrëzimin e Qeverisë”, u shprehë Kurit.

Sipas tij, me të kryeministër, nuk do të ketë marrëveshje për shkëmbim territorial as në shtëpi të bardhë, as të kuqe e as të gjelbër.

“Ky pazar kërkon rrëzimin e qeverisë. Pazari presidencial me mua në Qeveri nuk bëhet. Deshti me ba gjendje të jashtëzakonshme, pse se bani. Shkoj në shtëpitë ë bardhë pse nuk e nënshkruaji marrëveshjen. Me mua si kryeministër nuk ka gjendje të jashtëzakonshme pa u krijua gjendje të jashtëzakonshme. Me mua kryeministër s’ka marrëveshje as në shtëpi të bardhë, e as te gjelbër e as të kuqe për shkëmbim territorial”, tha Kurti