Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Albin Kurti: Qeveria e Kosovës ka reciprokuar vendimin e Serbisë për targat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka quajtur si respektim të sovranitetit të njëri-tjetrit si dhe reciprocitet vendimin që makinat me tabela të Kosovës të mund të qarkullojnë në Serbi dhe anasjelltas.

Sipas tij, respekimi i këtij sovraniteti është çelësi për lehtesim të jetës së njerëzve, në vend të preteksteve për agresion.

“Respektimi i sovranitetit të njëri-tjetrit është çelësi për t’u bërë njerëzve jetën më të lehtë në vend të preteksteve për agresion. Qeveria jonë ka reciprokuar vendimin e qeverisë së Serbisë, duke lejuar hyrjen e targave serbe në Kosovë pa ngjitës, ashtu siç hyjnë lirisht targat e Kosovës në Serbi”- është shprehur Kurti.

Qeveria e Kosovës merr vendim për të mos vendosur letrat ngjitëse në targat e automjeteve serbe