Albin Kurti: Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit

Kryeministri Albnik Kurit ka pohuar përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook se po i jepet fund zhvatjës së qytetarëve përmes homologimit të automjeteve.

Sipas Kurit, për 12 vjet radhazi kishte monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark, duke imponuar barrierë tregtare.

“Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit. 12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.