Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Alarmi nga COVID - ShSKUK pezullon punën në objektin e albulancave specialistike në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinikë Universitar ka njoftuar se është pezulluar puna në objektin e ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Pezullimi i punës bëhet për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me Covid-19. QKUK do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësorë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Tutje, thuhet se ky vendim do të vlejë deri në një vendim tjetër.

Aktualisht në Kosovë janë 25,388 persona të infektuar me COVID-19, prej tyre 16,362 janë shëruar ndërsa 773 kanë vdekur.