Protestë nga "Replikë". Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aktivistët marshojnë me biçikleta kundër dhunës ndaj grave

Me nga një biçikletë e me parulla në duar, disa aktivistë nga organizata “Replikë” dhe aktivistë të tjerë marshuan nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, para Prokurorisë Speciale, Policisë, Avokati i Popullit e me radhë.

Arsyeja e kësaj proteste ishte si reagim ndaj institucioneve për mos reagim në mbrojtje të drejtave të grave.

“Drejtësi për Zejnepen, Valbonën, Klarën e Selvien”, “Ku është Vesel Krasniqi?”, “Policia i ka duart me gjak” ishin disa nga thirrjet e aktivistëve para objektit të Policisë.

Aktivistja Adelina Tërshani e pasuar nga aktivistë të tjerë gjatë marshimit, ngritën zërin para institucioneve duke i bërë thirrje që të vendosin drejtësinë për dhunën ndaj grave.

“Pa drejtësi nuk ka qetësi”, “Poshtë patriarkati”, “Edhe sa herë po doni me na vra”, “Jam njeri, nuk jam rob”, “Personalja është politike”, “ Stina ime e preferuar është rënia e patriarkatit”, “Gjyqësor Kanunor” ishin disa nga parullat e aktivistëve të cilët zurën njërën korsi të rrugëve duke kërkuar drejtësi për të gjitha gratë e dhunuara e të vrara.

Protestë nga “Replikë”. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aktivistja Bjeshka Guri kritikoj institucionet, duke thënë se ato po promovojnë kulturë dhune, duke fajësuar viktimën e duke mos dënuar kriminelët.

Duke përmendur me brohori zërin e secilës grua të vrarë e të dhunuar ata akuzuan institucionet e drejtësisë për dënimet e dhëna duke filluar nga Policia, Gjykata e Prokuroria.

Protestë nga “Replikë”. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Para dy javësh trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Gëzim Pozhegu e dënoi Pjetër Ndrecajn me 24 vjet e gjysmë burg pasi vendimi i Gjykatës së Apelit për dënim me burgim të përjetshëm ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme.

Pjetër Ndrecaj në nëntor të vitit të kaluar ishte dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Gjakovës. Nga Gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt iu dha dënimi më i lartë në Kosovë, dënim me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari mbrëmjen e shtatë gushtit 2018.

Ndërsa, javën e kaluar  në Skënderaj i dyshuari  F.R  dyshohet se në orët e hershme të mëngjesit  kishte therrur me thikë bashkëshorten  në gjoks, bark, duar dhe këmbë. Sipas Prokurorisë, viktima ishte sulmuar rreth 20 herë.

Protestë nga “Replikë”. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

 

Protestë nga “Replikë”. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Protestë nga “Replikë”. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Protestë nga “Replikë”. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com