Ilustrim. Foto: KALLXO.com

Aktakuzë për terrorizëm, kosovari dyshohet se luftoi në Siri

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj kosovarit me inicialet F. D. nën dyshimin se i njëjti ka marrë pjesë në luftërat në Siri.

Sipas prokurorisë i njëjti dyshohet që me dashje dhe përgatitje paraprake i është bashkangjitur organizatës terroriste ISIS dhe ka depërtuar në brendi të Sirisë.

Më pas i njëjti pasi ishte regjistruar në këtë organizatë ka marrë pjesë sipas prokurorisë edhe në luftërat e Sirisë.

Ndaj të dyshuarit është ngritur aktakuza për veprën penale ‘organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist’.