Aktakuzë për korrupsion ndaj drejtoreshës për Kadastër në Klinë

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj drejtoreshës së Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi në Klinë, Njomza Grabanica.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Valbona Disha -Haxhosaj.

Aktakuza është ngritur në drejtim të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.