Foto: HRT/IMS

Aksidenti i autobusit nga Kosova, ministri Xhelal Sveçla niset për Kroaci

Dhjetë persona kanë mbetur të vdekur e 45 të lënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova në Kroaci.

Aksidenti që ka ndodhur afër Sllavonski Brodit po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe është lutur për shërim të shpejtë për të lënduarit.

Kurti ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke u nisur për Kroaci, ndërkaq ambasadori i Kosovës në Kroaci është nisur nga Zagrebi drejt vendit të ngjarjes.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.  Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, ka thënë Kurti.

Kroaci, 10 të vdekur në aksidentin e një autobusi, dyshohet se është nga Kosova