Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, një i lënduar

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30.

Tutje Ahemti ka thënë se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.