Autoambulanca - Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar

Sot rreth orës 17:40, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, të tipit Golf 5 dhe Land Rover.

Lajmin për rtv21.tv e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai tha se dy persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore dhe të njëjtit janë përcjellë për trajtim mjekësor.

Sipas tij, njësitet kompetente policore dhe ato të trafikut iu kanë e përgjigjur rastit dhe kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore./21Media