Ilustrim

Aksident trafiku në Dubravë të Suharekës

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 13:40.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti  lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e veturave të aksidentuara.

Pas tretmanit mjekësor, të lënduarit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.