Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aksident në Vushtrri, vdes një person

Një person ka mbetur i vdekur nga një aksident rrugor në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.

“Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës viktima 36 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë

Sipas këtij njoftimi, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa drejtuesit të automjetit me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit.