Aksident në rrugën Prishtinë - Gjilan, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë- Gjilan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”- tha Ahmeti për KALLXO.com.