Aksident në Rogovë, vozitësi humb kontrollin gjatë tejkalimit dhe godet shtyllën elektrike

Nga një aksident që ka ndodhur sot në fshatin Rogovë të Gjakovës është lënduar një person.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj ka bërë të ditur për KALLXO.com se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Ai tutje ka shtuar se aksidenti ka ndodhur pasi që njëri nga vozitësit duke tejkaluar, ka humbur kontrollin në automjet.

“Sot rreth orës 14:00, Në fshatin Rogovë ka ndodh aksident trafiku në mes dy veturave të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të fshatit Romajë, ku gjatë tejkalimit vozitësi humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del nga rruga duke goditur shtyllën elektrike të betonit, ndërsa dëmton veturën të cilën kishte qenë duke e tejkaluar”, ka bërë të ditur Xhurkaj.

Ai ka shtuar se personi që është lënduar është shkaktari i aksidentit dhe ka pësuar lëndime të rënda apo frakturë në këmbë.