Ilustrim

Aksident në Podujevë, vdes pasagjerja

Një grua ka mbetur e vdekur dhe një burrë i lënduar nga një  aksident trafiku mbrëmë në rrugën Merdare- Prishtinë, saktësisht në Podujevë.

Sipas policisë, në vetë aksident është përfshirë një automjet me targa të huaja, i cili drejtohej nga një shqiptar, shtetas austriak.

Sipas njoftimit, si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda kanë pësuar drejtuesi i automjetit, si dhe pasagjerja, po ashtu shqiptare, shtetase austriake.

Policia ka bërë të ditur se deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Të lënduarit në këtë aksident janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, mirëpo pasagjerja nga lëndimet e pësuara ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.