Aksident në mes një traktori dhe një veture në Deçan, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes një veture dhe një traktori në fshatin Drenoc, në rrugën Deçan – Gjakovë.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:15, në rrugën Deçan – Gjakovë ka ndodhur një aksident në mes një traktori dhe veture. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Njëri nga ta është pak më rëndë, por sipas mjekut kujdestar për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes, Gashi ka thënë se janë njësitet e nevojshme policore duke kryer hetimet e mëtutjeshme.