Ilustrim - Policia në aksion

Aksident në Fushë-Kosovë, rrokulliset një BMW X5

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak orëve në Fushë-Kosovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë-Kosovë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka shtuar se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

KALLXO.com merr vesh se në këtë aksident është rrokullisur një veturë BMW X5.