Aksident në Ferizaj, rrotkulliset vetura - VIDEO

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Si pasojë, një veturë është rrokullisur në rrugë.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com për rastin duke dërguar edhe video. Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në lidhje me aksidentin, Policia e rajonit të Ferizajt ka thënë për KALLXO.com se nuk ka ende ndonjë informacion.