Aksident në autostradën "Ibrahim Rugova", vetura godet tufën e derrave të egër
Një tufë derrash të egër është goditur nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin në fshatin Duhël.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai njoftoi se vozitësi i makinës ka mbetur i lënduar por është në gjendje stabile ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe anëtarë të Shoqatës së Gjuetarëve, të cilët i kanë tërhequr derrat e egër.
Ndërkaq rruga është hapur plotësisht për qarkullim pas orës 21:30
“Nga informacionet që kemi nga terreni, ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostraden ,, Ibrahim Rugova” km-39 në Duhel një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Njësia e hetimeve dhe patrullat policore kanë dalur në vendngjarje dhe kanë siguruar lëvizjen e automjeteve në autostrdë. Në vendngjarje kanë dal edhe njësitë relavante për mirmbajtje të rrugës.Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë ardhur edhe shoqata e gjuetarëve të cilët i kanë terhequr derrat e egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve qe kemi deri tash gjendja e tij është stabile.”, tha ai.