Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Gjakovë

Një motoçiklist ka marrë lëndime trupore pasi është aksidentuar me një veturë në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se aksidenti është regjistruar rreth orës 15:00.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë”- ka thënë Elezaj për KALLXO.com.

Ai shtoi se një person, ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Gjakovës.

“Gjendja e tij shëndetësore është stabile (jashtë rrezikut për jetë)”- tha Elezaj tutje.

Përveç lëndimeve, Elezaj shtoi se mes të dy mjetet patën edhe dëme materiale.