Aksident mes një kamioni dhe një furgoni në Klinë, dy persona të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në fshatin Drenoc të Klinës.

Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një kombi-bus.

“Sot rreth orës 16:39 minuta policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Drenoc të Klinës. Në aksident ishin të përfshira  një kamion dhe një kombi bus. Dy persona kanë pësuar lëndime, janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal për tretman. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e komunikacionit”- ka thënë ai për KALLXO.com.