Aksident me fatalitet në Shtime, vdes një 30 vjeçar

Në një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:05 minuta në rrugën “Ismail Qemajli” në Shtime.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një biçiklist 30 vjeç ishte goditur nga një automjet transportues.

“Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transportues me targa lokale, E. Q. (m/sh/k 35 vjeç), godet biçiklistin F. I. (m/sh/k 30 vjeç) , me ç’rast i njëjti pëson lëndime të rënda trupore. I lënduari është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK- Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar për obduksin, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë.