Aksident me fatalitet në Gjakovë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Bishtazhin, rruga Gjakovë – Prizren.

Si pasojë e këtij aksidenti që ka ndodhur në mes një kamioni dhe një veture, një person i moshës madhore ka vdekur.

Kjo është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 10:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Bishtazhin. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë. Për pasojë një person i moshës madhore, ka vdekur” – ka thënë Elezaj.

Zëdhënësi ka thënë se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.