ILUSTRIM

Aksident i rëndë afër Drenasit, disa të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Zabel të Ulët të komunës së Drenasit.

Në këtë aksident janë lënduar disa persona.

Kështu bën të ditur Komuna e Drenasit, e cila ka publikuar deklaratën e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovcit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Zjarrfikësit.

Kryetari Lladrovci u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve të aksidentit dhe ka shprehur shqetësimin për aksidente të shumta që po ndodhin, duke apeluar për më shumë kujdes në komunikacion.

“Aksidenti në Zabel të ulët, tregon shumë për mungesën e kujdesit në komunikacion. Pandeminë e përballuam si duhet, kujdesi për jetën tonë dhe të tjerëve nuk duhet të mungojë, asnjëherë”, ka shkruar Lladrovci.

Sipas njoftimit të Komunës, nga sa janë informuar, asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën.