AKP-ja krijon lehtësime për qiramarrësit e Agjencisë

Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e menaxhmentit për të krijuar lehtësime për qiramarrësit e AKP-së në përputhje me vendimin e Qeverisë.

Sipas një komunikate, kjo është bërë për të menaxhuar më mirë periudhën e pandemisë.

“Me këtë rast AKP fton të gjithë qiramarrësit që të kontaktojnë me AKP për t’i mësuar detajet e këtij vendimi”, thuhet në komunikatën e AKP-së.

Po ashtu, bëhet e ditur se në këtë mbledhje është miratuar buxheti i AKP-së për vitin fiskal 2021.

Në këtë mbledhje bordi i drejtorëve ka diskutar dhe ka miratuar raportin e Komisionit për shitjen e banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore.

“Si dhe shpërndarjen e 20% për punëtorët e NSH Unis Pejë  për të  cilët Gjykata ka marr vendim të plotfuqishëm që të përfshihen në listën e 20%. Bordi miratoi edhe raportet e autoriteteve të likuidimit për shpërndarje përfundimtare lidhur me kreditorët e NSH Ag Coop Leshan – Pejë dhe Ag Coop Përparimi Irzniq – Pejë”, thuhet në komunikatën e AKP-së.