
Ajri i pashëndetshëm në Prishtinë
28.11.2020 - 17:26
Të dhënat e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë për matjen e ndotjes së ajrit, tregojnë se aktualisht në Prishtinë ka parametra të ndotjes së ajrit të pashëndetshme.
Sipas matësve, indeksi i ndotjes në ora 16:00 ka qenë 172 AQI, apo i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme.
Edhe pse popullata e përgjithshme nuk do të ishte e prekur me doemos në këtë nivel të AQI, njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit.
Kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.