Ajër me cilësi të pranueshme në Kosovë

Ajër me cilësi të pranueshme tregojnë sot matësit e vendosur në Prizren, Drenas, Gjilan, Pejë, fshati Palaj, në Prishtinë, Obiliq dhe Mitrovicë.

Por, matës gjatë ditës së sotme nuk ka të vendosur në Han të Elezit dhe Brezovicë.

Këto të dhëna janë bërë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), i cili bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar në linkun e më poshtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK