AGK mbanë konferencën 'Luftimi i dezinformatave me bazë gjinore'

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka organizuar konferencën “Luftimi i dezinformatave me bazë gjinore”.

Në njoftimin e AGK-së është thënë se në këtë konferencë është diskutuar për problemet aktuale në media që ndërlidhen me mizogjininë online dhe dezinformimin gjinor, si dhe praktikat më të mira për zbutjen e këtyre sfidave.

Diskutimi është bërë nga gazetarë, hulumtues dhe përfaqësues të organizatave së bashku me gazetarët pjesëmarrës të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit.

“Rekomandimet e nxjerra nga diskutimi i zhvilluar në konferencë, së shpejti do të publikohen në platformat sociale të organizatës”, është thënë në njoftimin e AGK-së.

Kjo konferencë është organizuar nga AGK me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik – NDI dhe USAID në Kosovë, në kuadër të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit.