AGK: Emërimi i Luljeta Aliu-Krasniqit anëtare të KPM-së tregon intencën e LVV-së për të vënë nën kontroll mediat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka vlerësuar se votimi i Luljeta Aliu-Krasniqit si anëtare në Komisionin e Pavarur për Media tregon qëllimin e kësaj partie për të vënë nën kontroll mediat.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka përcjellur me shqetësim votimin në Kuvend të zonjës Luljeta Aliu për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve. Votimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, tregon hapur intencën kësaj partie për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale”- thuhet në reagimin e AGK-së.

Sipas AGK-së, emërimi i Luljeta Aliu-Krasniqit në këtë pozitë është në kundërshtim me përpjekjen për rregullim të skenës audio-vizuale në Kosovë.

Tutje, AGK potencon se kjo Qeveri ka krijuar klimë anti mediale.

“Komisioni i Pavarur i Medieve duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë.  Emërimi i zonjës Aliu shkon në kundërshtim me këtë përpjekje, dhe mund t’i kontribuojë klimës anti-medie që kjo qeveri ka krijuar, në shumë raste në dy vitet e fundit.

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) është shprehur po ashtu e zhgënjyer dhe e shqetësuar me vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Luljeta Aliu-Krasniqit anëtare të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Qendra Evropiane për Liri të Medias e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga zgjedhja e Luljeta Aliu-Krasniqit anëtare në KPM